Duke qenë se Liverpool ka vendosur të vazhdojë me Arne Slot edhe për sezonin e ri, Xabi Alonso i përfolur si kandidati kryesor për të pasuar holandezin në krye të të kuqve, duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.
Dhe mesa duket e ardhmja e trajnerit bask do të jetë sërish në Premier League, por këtë herë në Londër. “Daily Mail” dhe burime të tjera mediatike nga Anglia bëjnë me dije se Alonso pritet të marrë drejtimin e Chelsea-s për sezonin e ri.
Vetëm pak më parë, klubi blu ka zyrtarizuar shkarkimin e Liam Rosenior pas vetëm 3 muajsh. Calum McFarlane do të drejtojë “Blutë” deri në fund të sezonit dhe më pas do të zgjidhet trajneri i ri.
Në këtë situatë, Alonso shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Bluve” dhe për të nisur një projekt ambicioz nga fillimi.