Wednesday, 22. April 2026
Futboll

Tashmë zyrtare, konfirmohet mungesa e madhe e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

GS 22/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas dëmtimit të pësuar në kofshën e djathtë në fundjavën e kaluar, Serge Gnabry ka mbyllur zyrtarisht para kohe sezonin me Bayernin si dhe do të mungojë për Gjermaninë në Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë.

Sulmuesi ka pësuar një këputje e muskulit adductor, gjë që do një kohë të gjatë rikuperimi, duke nisur nga dy deri në 4 muaj. Vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmon mungesën në Botëror.

“Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përballuar. Një sezon me Bayernin që ende ka shumë për të luajtur, pasi siguroi një tjetër titull në Bundesligë në fundjavë.

Sa i përket ëndrrës së Kupës së Botës me ekipin e Gjermanisë… kjo për fat të keq ka mbaruar për mua. Ashtu si pjesa tjetër e vendit, do t’i mbështes djemtë nga shtëpia. Tani është koha të përqendrohemi në rikuperim dhe kthimin për parasezonin. Faleminderit për të gjitha mesazhet.”

Teilen: