Chelsea ka marrë dje vendimin për të shkarkuar pas më shumë se 100 ditësh në detyrë Liam Rosenior. Ai erdhi në janar, duke zëvendësuar Enzo Maresca, por rezultatet e javët e fundit (5 ndeshje të humbura pa shënuar asnjë gol në Premier League) vulosën largimin e tij.
Calum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Ai do të ketë mbështetjen e stafit ekzistues të klubit, ndërkohë që Chelsea po përpiqet të arrijë kualifikimin në Europës dhe të fitojë FA Cup.
Ndërkohë, klubi po planifikon të marrë kohën e duhur për të bërë emërimin e duhur për të ardhmen. Ata nuk kanë folur ende me asnjë kandidat dhe nuk është hartuar asnjë listë e ngushtë.
Megjithatë, emra të tillë si Andoni Iraola, Oliver Glasner dhe Xabi Alonso janë emrat e përfolur dhe të gjithë do të jenë të disponueshëm për sezonin e ri. Dy emrat të tjerë janë ato të Marco Silva, nëse ai largohet nga Fulham dhe Cesc Fabregas, aktualisht te Como.
Mbetet për t’u parë nëse menaxherët e nivelit elitar janë të gatshëm të punojnë në strukturën që është aktualisht në klub.
Edhe pse Rosenior kishte një kontratë deri në vitin 2032, Chelsea nuk do të duhet ta paguajë atë plotësisht. Siç është e zakonshme në kontrata, ekziston një klauzolë ndërprerjeje. Zgjidhja do të jetë e drejtë për të dhe e drejtë për klubin.