Pothuajse të gjitha klubet spanjolle kanë përfunduar rrugëtimin në Champions League. Villarreal dhe Athletic Bilbao nuk e kaluan fazën “pla yoff”, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona u eliminuan në çerekfinale. Vetëm Atlético Madridi vazhdon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin. Sipas analizës së “Archivo VAR”, fokusi ishte te vendimet e VAR-it pro dhe kundër çdo skuadre.

Barcelona është skuadra më e dëmtuar; asnjë vendim në favor dhe tre kundër. Dy lidhen me gabime në pozicion jashtë loje gjysmë-automatik dhe një me kartonin e kuq të munguar për kundërshtarin. Megjithatë, katalanasit i fituan të gjitha këto ndeshje. Atlético Madridi nuk pati asnjë vendim pro dhe dy kundër, njësoj si Villarreal, ndërsa Athletic Bilbao vetëm një kundër.

E vetmja skuadër që përfitoi nga VAR ishte Real Madridi; 5 vendime pro dhe 3 kundër. Disa ndikuan drejtpërdrejt në fitore, përfshirë një penallti ndaj Olympique Marseille. Kjo analizë pritet të ndezë edhe më shumë debatin se “Los Blancos” favorizohen nga gjyqtarët.
🖥️💥 Show de comedia fina del VAR en el Santiago Bernabéu.
👉🏻 Medina, tras detener el remate de Vinicius, toca el balón con el brazo dirigiéndose al punto de apoyo en el suelo.
❌ 𝗡𝗢 𝗘𝗦 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜.
▪️ Además de ser una mano no punible, el balón llega de rebote. pic.twitter.com/c3ujWDrDoq
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) September 16, 2025