Friday, 24. April 2026
Sport

Çmenduri e FIFA-s me biletat e Kupës së Botës 2026, një vend në finale kushton 2.3 milionë dollarë

GS 24/04/2026 2 Min. Lesezeit

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik, por që tani kanë nisur të dalin në pah çmenduria për biletat, me një të tillë që kushton pak më pak se 2.3 milionë dollarë.

Portali zyrtar i rishitjes së FIFA-s po liston biletat për finalen e 19 korrikut në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey për afro 2.3 milionë dollarë secila. Katër vende në tribunën e poshtme pas njërës nga portat janë në shitje për 2,299,998.85 dollarë. Të dhënat janë të habitshme, por në përputhje të plotë me mënyrën se si funksionon sistemi. FIFA nuk vendos kufizime çmimesh në tregun sekondar, megjithëse mban një komision prej 15% si nga shitësi ashtu edhe nga blerësi.

Nëse shitet me atë çmim, organi ndërkombëtar do të mbledhë afërsisht 690 mijë dollarë për biletë të vetme. Alternativat, ndonëse më të arritshme, mbeten tepër të shtrenjta, vendet e tjera në të njëjtin seksion arrijnë në 207 mijë dollarë, ndërsa në nivelin e tretë, çmimet bien në 138 mijë dollarë ose edhe 23 mijë dollarë. Biletat “më të lira” fillojnë nga pak më pak se 11 mijë dollarë.

Teilen: