Friday, 24. April 2026
Sport

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

GS 24/04/2026 2 Min. Lesezeit

Të shtunën e të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll.
Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa vëmendja do të jetë te ndeshja e fundit, mes Rahovecit e Kastriotit, që vlerësohet finale para finales.

Rahoveci është kampion në fuqi, ndërsa Kastrioti i Ferizajt është fitues në fuqi i Kupës. Ferizajasit e kanë fituar Kupën në dy vjetët e kaluar, ndërsa synojnë tjetër trofe. Ndërkohë Rahoveci ka fituar dy titujt e fundit të kampionit, por është në pritje të Kupës së parë të Kosovës në hendboll.

Ndeshja mes Rahovecit dhe Kastriotit zhvillohet nga ora 20:00. Kastrioti pret përkrahje të madhe nga shikuesit.

Skuadra ferizajase e përfundoi stinorin e rregullt të Superligës në pozitën e parë. Do ta kërkojë titullin e kampionit, por fillimisht gjithë fokusin e ka te gara për Kupë.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Besa Famgas dhe Prishtina. Skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe në takimin që fillon në ora 16:00.

Te hendbollistet, në gjysmëfinalen e parë përballen Istogu e Shqiponja. Kjo ndeshje fillon në ora 14:00. Nga ora 18:00 takohen Samadrexha e Ferizaj.

Të dielën janë finalet. Nga ora 17:15 është finalja e hendbollisteve, ndërsa nga 20:15 ajo e hendbollistëve.

 

Teilen: