Në katër përballjet e fundit mes tyre para sfidës së sotme, Crystal Palace ishte kthyer në një makth të vërtetë për Liverpool-in, ku mes tyre ishte edhe fitorja në finalen e Community Shield në fillim të sezonit të kaluar.
Të kuqtë i kanë dhënë fund këtij tersi, duke fituar sot 3-1 në “Anfield” ndaj Crystal Palace, në sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Premier League.
Për të kuqtë shënuan Alexander Isak dhe Andy Robertson në pjesën e parë. Për miqtë shënoi Daniel Munoz në pjesën e dytë. Florian Wirtz vulosi fitoren 3-1 me golin e tij në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Ndeshja e sotme mund të jetë e fundit për Mohamed Salah me fanellën e Liverpool-it. Egjiptiani u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 60-të. Shenjat e para tregojnë për një dëmtim serioz dhe duke qenë se do të largohet në fudn të sezonit, kjo mund të jetë ndeshja e fundit me të kuqtë.
Në dys fidat e tjera, që luhen për mbijetesë, Tottenham fitoi 0-1 në transfertën ndaj Wolves, me golin e Joao Palhinha në minutën e 82-të. KJo është fitorja e parë e londinezëve nën drejtimin e Roberto De Zerbi. Tottenham gjendet sërish në vendin e 18-të me 34 pikë, pasi West Ham fitoi në fund 2-1 ndaj Everton dhe renditet në vendin e 17-të me 36 pikë.