Barcelona ka bërë më së miri detyrën sot, duke fituar në një fushë të vështirë si ajo e Getafe me shifrat 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë.
Pas një asisti maestraa nga Pedri që nga mesi i fushës, Fermin Lopez tregohet i saktë duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën. Në minutën e 75-të ishte Marcus Rashford që vulosi fitoren me golin e tij, pas asistit të Lewandowski-t.
Barcelona fiton 0-2 dhe tani kryeson me 11 pikë diferencë nga Real Madridi i vendit të dytë, duke qenë shumë afër titullit kampion. Getafe mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë.
Teilen: