Roma ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për vendin e katërt në Serie A. Verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini kanë fituar 0-2 në transfertën ndaj Bologna në stadiumin “Renato Dall’Ara”.
Kryeqytetasit kaluan në avantazh që në minutën e 7-të, ku ishte Donyell Malen që gjeti golin, pas asistit të Neil El Aynaoui. Në minutat e fundit shtesë të pjesës së parë, sulmuesi holandez i kthen nderin me asistin dhe marokeni El Aynaoui gjen golin. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Romën. Shifrat nuk ndryshojnë as në pjesën e dytë.
Roma fiton 0-2 dhe renditet në vendin e pestë me 58 pikë, tri pikë më pak se Juventus, por bardhezinjtë nuk kanë luajtur ende për këtë javë. Bologna mbetet në vendin e tetë dhe praktikisht nuk luajnë për asgjë në këto katër javë të mbetura.