Minnesota ka treguar karakter duke fituar ndeshjen e katërt të serisë me Denver. Ekipi nga Mineapolis udhëheq serinë me shifrat 3-1 falë triumfit të mbrëmshëm ku protagonist absolut ishte Ayo Dosunmu me 43 pikë të shënuara edhe pse u aktivizua nga stoli. Zgjedhja e trajnerit Chris Finch ishte e detyruar pasi Timberwolves humbën për shkak dëmtimi Donte DiVincenzo dhe Anthony Edëards.
Një tjetër duel interesant ishte edhe ai në Atlanta ku New York Knicks dominuan Hawks duke barazuar serinë 2-2. Kjo fitore erdhi pas dy humbjeve në fotofinish ndërsa kontribut të madh dha mbrojtja, e cila limitoi tej mase sulmin e vendasve: CJ Mccollum shënoi vetëm 17 pikë ndërsa Nickeil Alexander-Walker mbylli garën me 15. Për New York spikati gara e Karl-Anthony Towns, i cili ishte autor i 20 pikëve, 10 topave në tabelë dhe 10 assist.
Ndeshjet
ORLANDO MAGIC-DETROIT PISTONS 113-105 (2-1)
PHOENIX SUNS-OKLAHOMA CITY THUNDER 109-121 (0-3)
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 98-114 (2-2)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 112-96 (3-1)