Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shuar çdo spekulim për një largim të mundshëm të Michael Olise. Francezi po kalon një sezon spektakolar në Mynih dhe së fundmi u përfol se Real Madrid ka gati 160 mln euro për të.
Në një deklaratë për ZDF, Eberl refuzoi publikisht çdo lloj mundësie apo negociate: “Olise është i paprekshëm. Nuk ka asnjë shans. Nuk e kemi menduar as për një sekondë. Për ne, nuk ekziston si opsion shitja e tij”.
Teilen: