Sunday, 26. April 2026
Futboll

Chelsea finalist i dytë i FA Cup-Eliminon Leeds United dhe në finale takohet kundër Man.City-it

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea është finalisti i dytë i FA Cup, pasi në gjysmëfinale triumfoi ndaj Leeds United. Pas disa rezultateve negative, “Blutë” u kthyen te fitorja me suksesin 1-0.

Leeds United e nisi më fuqishëm ndeshjen, duke rrezikuar përmes Brendan Aaranson, por Sanchez me një pritje të shkëlqyer ia mohoi golin.

Goli i vetëm erdhi nga Enzo Fernandes, i cili shënoi me kokë pas një asistimi të Pedro Netos në minutën e 23-të.

Leeds tentoi të kthehej në lojë dhe rrezikoi edhe përmes Anton Stach, por sërish Sanchez ishte në vendin e duhur në minutën e 47-të.

Chelsea më pas u fokusua te mbrojtja dhe deri në fund arriti të ruajë rezultatin, duke siguruar fitoren.

Kësisoj, Chelsea shkon në finale, aty ku e pret Manchester City, e cila të shtunën eliminoi Southamptonin.

Teilen: