Monday, 27. April 2026
Futboll

Një emër i ri në skenë për sulmin e Barcelonës. 33 gola këtë sezon, kushton të paktën 50 milionë euro

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se ëndrra e madhe e të gjithëve te Barceona është transferimi i Julian Alvarez, katalanasit po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera, të cilat janë shumë herë më të mundshme sesa argjentinasi.

Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Barcelona po monitoron me shumë kujdes një tjetër emër për sulmin. Bëhet fjalë për Luis Suarez, kolumbianin e Sporting Lisbon, Luis Suarez, i cili ka shënuar 33 gola në 47 ndeshje këtë sezon, në të gjitha garat. Përfshi këtu edhe 7 asiste të dhënë.

Për 28-vjeçarin ka një interes të madh edhe në Premier League, ku ndiqet nga klube si Aston Villa, Newcastle dhe Tottenham, por interesimi i fundit i Barcelonës, mund të ndryshojë komplet situatën. Suarez është nën kontratë me Sporting deri në vitin 2030. Largimi i tij nga portugezët nuk do të jetë aspak i lehtë.

Edhe pse se vlera e tij në transfermarkt është 28 milionë euro, Sporting ka lënë të kuptohet se nuk do të hiqte dorë nga Suarez për më pak se 50 milionë euro.

Teilen: