Monday, 27. April 2026
Futboll

Chivu: Goli i parë i tyre na trembi. Rocchi? Unë flas për futboll, për këtë paguhem

GS 27/04/2026 2 Min. Lesezeit

Barazimi pas përmbysjes së pësuar nga Torino nuk i shkon për shtat Chivu, i cili në fund të ndeshjes shpjegoi: “Ka keqardhje sepse e kishim ndeshjen në dorë, por pësuam presionin e tyre në fund. Goli i parë na trembi, i dyti është pasojë e asaj që ndodhi. Hetimi i Prokurorisë? Unë flas për futboll, jam trajner dhe paguhem për të përgatitur ndeshjet. Ndoshta sot, pas avantazhit 2-0, nuk e bëra mirë punën time, marr përgjegjësinë. Kemi nevojë për tri pikë dhe duam ta mbyllim sa më shpejt titullin”.

Për zgjedhjet në formacion: “Hakan nuk ishte mirë, Dumfries ende jo, Lautaro ka nevojë për kohë, Bastonit doja t’i jepja disa minuta. Në 2-0 mendon se gjithçka është e lehtë, kishim gjithçka nën kontroll. Pastaj, në 2-1 fillojnë të vijnë ‘fantazmat’, ndodhin episode kundër dhe pëson përmbysje që mund të përfundonte edhe më keq se 2-2.

Mënyra si hyra në dhomat e zhveshjes? Kam qenë në disa të tilla, e kuptoj çfarë përjetohet tek Interi. Duhet t’i mbështesësh lojtarët më shumë, t’u thuash të vërtetën pa u tërhequr. Jam me fat që djemtë u përshtatën menjëherë dhe përthithën atë që kërkuam”. Për penalltinë e Torinos: “E diskutueshme? Nuk kisha syze dhe nuk e pashë monitorin. Nuk flas për arbitrat dhe vendimet e tyre; mendoj pse vuajtëm pas 2-0”.

Në fund, për sfidën me Parmën: “Emocionet e titullit? Jam i fokusuar vetëm te përgatitja e ndeshjes. Është ëndrra jonë, ajo që nisëm 9 muaj më parë. Dua të transmetoj qetësi, dëshirë dhe uri për ta fituar. Pjesa tjetër ka pak rëndësi”.

Teilen: