Monday, 27. April 2026
Sport

Bracey e Hot më të mirët e publikut

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale të “play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll, janë përzgjedhur edhe dy lojtarët më të mirë.

Në fakt, dy më të mirët e këtyre dy ndeshjeve janë përzgjedhur me votat e publikut, duke u shpallur “MVP” të publikut nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Amerikani Daquan Braceu është shpallur me votat e publikut si më i miri i ndeshjes Peja – Trepça, të cilën e fitoi skuadra pejane me shifrat 95:93.

Bracey ishte më i merituari që Peja barazoi serinë në 1:1, pasi ndeshjen e mbylli me 26 pikë, 4 kërcime e 10 asistime.

Ndërkohë, “MVP” i publikut për duelin Bora – Bashkimi, të cilin e fitoi ekipi nga Prishtina për të barazuar serinë në 1:1, është shpallur Amin Hot.

Hot me 18 pikë, 2 kërcime e 3 asistime udhëhoqi Borën drejt fitores me rezultatin 76:75.

Teilen: