Monday, 27. April 2026
Sport

Karateistja Mustafa krenare me suksesin në Spanjë

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Karateistja Behije Mustafa e ka mbyllur javën e shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar medaljen e artë në garën e Serie A në La Coruna të Spanjës.

Niveli Serie A vlerësohet si rang i dytë i garave elitare të karatesë, pas turneve Karate 1 Premier League.

Mustafa në finale të kategorisë deri 68 kilogramë mposhti karateisten e Egjiptit, Jana Hazem Elsayed me rezultat të thellë, 14:6.

Lufta finale u kontrollua plotësisht nga Mustafa që fiton të artën në garën e Serie A, ku pjesëmarrës ishin 1195 garues nga 83 shtete të botës.

Suksesi i Mustafës vlerësohet historik për Kosovën, ndërsa me medaljen e artë të fituar në Spanjë është krenuar si karateistja ashtu edhe trajneri Qëndrim Shaqiri.

Teilen: