Gonzalo Garcia, sulmuesi i ri i Real Madrid, është nga ata lojtarë që pëlqehen nga klube të ndryshme në Europë. Ka pasur interes edhe nga Serie A, sipas asaj që bën me dije “Marca”, por pa zbuluar emra.
Në artikullin e të parditshmes spanjolle shkruhet se një klub italian ditët e fundit la vizituar Valdebebas dhe ka kërkuar informacion për sulmuesin e ri spanjoll. Reali e ka bërë të qartë qëndrimin e vet: asnjë ulje për lojtarin në fjalë.
Për të shitur 22-vjeçarin Gonzalo Garcia, presidenti Florentino Perez kërkon 60 milionë euro. Të njëjtin qëndrim madrilenët kanë pasur edhe kur ky lojtar u kërkua nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman ofroi në atë kohë 30 milionë euro për Garcia, por kjo shifër ishte shumë e ulët sipas spanjollëve.