Monday, 27. April 2026
Sport

Modric mbyll para kohe sezonin, kroati duhet të operohet

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi që pësoi mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Juventusit është më i rëndë se sa pritej dhe Luka Modric detyrohet që të mbyllë para kohe sezonin.

Një goditje e fortë për Massimiliano Allegrin dhe Milanit në këtë fazë fundit të sezonit. Siç u njoftua nga klubi kuqezi, “testet që Luka Modric iu nënshtrua sot zbuluan një frakturë në mollëzën e majtë që do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, e cila është planifikuar për orët e ardhshme. Detajet e mëtejshme do të komunikohen pas operacionit.”

Kroati pësoi dëmtimin dhe u detyrua të largohej nga fusha pasi u godit pa dashje me kokë nga Locatelli ndërsa përpiqej të godiste topin me kokë.

Teilen: