Monday, 27. April 2026
Futboll

Nicolas Jackson rezultoi dështim, Bayern hedh sytë në Serie A dhe piketon sulmuesin e njohur

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

Nicolas Jackson do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern dhe do të rikthehet te Chelsea. Senegalezi u huazua verën e kaluar nga Chelsea te Bayern, me të drejtë blerje, por ka rezultuar jashtë pritshmërive dhe pse ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Në këtë situatë, bavarezët po kërkojnë një sulmuesi të ri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Harry Kane. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se bavarezët janë pas Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb i rikthyer së fundmi nga dëmtimi, do të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Dhe mundësia për ta transferuar falas ka zgjuar interesin e disa klubeve, mes tyre edhe atë të Bayern.

Teilen: