Tuesday, 28. April 2026
Sport

Mercedesi denoncon Victor Osimhen, sulmuesi afrikan nuk ka paguar këstet e makinës

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Victor Osimhen ka qenë gjithmonë një “rrufe” në fushë, kurse me pagesat e “leasing” sulmuesi duket e ka marrë shumë qetë. Nigeriani që luan për Gallatasarajin në Turqi është denoncuar nga “Mercedes-Benz Financial Services Italia” për këste të pashlyera.

Bëhet fjalë për 90 mijë euro për një Classe G, që nigeriani ka pasur gjatë kohës kur ishte te Napoli. Një ngjarje që ka lënë një shije të hidhur për kompaninë e njohur gjermane të makinave.

Sipas denoncimit, futbollisti jo vetëm që nuk ka likuiduar këstet e pagesës, por edhe ka “harruar” të dorëzojë çelësat në fund të kontratës, tre vjet pas firmës.

Pavarësisht borxheve, garazhi i Victor Osimhen duket se nuk e ndjen krizën. Në rrugët e Stambollit lojtari është parë me një Lamborghini Revuelto prej 500 mijë eurosh. Ai duhet të kujtohet për njoftimet e pagesave, sepse këtë herë, përveç mbrojtësve, pas shpine do të ketë edhe gjykatësit.

Teilen: