Eder Militao do të mungojë në Kupën e Botës 2026. Braziliani pësoi një dëmtim në kofshë së fundmi me Real Madridin dhe ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale.
Në rast se nuk do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirugjikale, mbrojtësi do të kthehej pas 4-5 javësh, por shanset që dëmtimi të ripërsëritej ishin të mëdha. Vetë lojtari ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit, me qëllim për të minimizuar pasojat në të ardhmen.
Mungesa e Militao-s në Botëror, do të jetë një boshllëk i madh për Brazilin, pasi 28-vjeçari ishte projektuar si titullar në formacionin e Carlo Ancelotti-t dhe tani italiani duhe të gjejë zgjidhje të tjera. Kujtojmë se për Brazilin do të mungojë po ashtu edhe braziliani tjetër i Real Madridi, Rodrygo, i cili do të kthehet në fund të vitit.