Tuesday, 28. April 2026
Futboll

E BUJSHME: PSG-së i refuzohet oferta 200 milionë euro për sulmuesin anësor

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

PSG dhe Bayern do të përballen sonte në “Parc des Princes” në gjysmëfinalen e parë në Champions League. Kjo nuk është përballja e vetme mes dy ekipeve, të cilët përveç duelit në fushë, po përballen edhe në merkato.

Siaps Fichajes, Bayern Munich ka refuzuar së fundmi një ofertë 200 milionë euro të PSG-së për Michael Olise. Francezi është lojtari i momentit dhe interesi për të është i jashtëzakonshëm.

Olise është nën kontratë me Bayern deri në vitin 2029, por bavarezët po punojnë për të rinovuar kontratën të paktën deri në vitin 2031 dhe sigurisht që për sulmuesin anësor do të ketë edhe rritje rroge.

Përveç refuzimit të ofertës së PSG-së, Bayern Munich ka refuzuar po ashtu ofertat e Real Madrid dhe të klubeve arabe.

Teilen: