Bayern Munich pësoi humbje të ngushtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj PSG, të martën në mbrëmje, pas një spektakli me 9 gola në “Parc des Princes”. Pavarësisht humbjes 5-4, bavarezët treguan karakter të madh duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, të mërkurën e ardhshme, më 6 maj.
“Në fund është vetëm një diferencë prej një goli. Do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me besim të plotë, do të japim gjithçka dhe duam të jemi në finale”, – deklaroi Jonathan Tah.
Edhe Vincent Kompany, i cili do të rikthehet në stol pas pezullimit në ndeshjen e parë, u shfaq i sigurt: “Besimi është 100%, ashtu si edhe ndjesia. Na duhen tifozët tanë dhe mbështetja e tyre me të njëjtin pasion që kishim kundër Real Madridit”.