Wednesday, 29. April 2026
Futboll

Kane: Ndeshje e çmendur. I zhgënjyer nga rezultati, por krenar me reagimin tonë

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Ishte një ndeshje e çmendur, kur shënohen 9 gola do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar për mënyrën si reaguam dhe në fund ishim shumë pranë barazimit.

Duhet të shohim ku mund të përmirësohemi, jemi gati të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit”. Kështu u shpreh për “Sky Sport” sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, pas humbjes 5-4 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

 

Teilen: