Saturday, 9. May 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo ka gati përforcimin e parë për Almeria-n, ish-shoku i tij te Real Madrid…

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kur mbeten edhe pesë javë nga fundi i sezonit në Segundona Divizion, Almeria renditet në vendin e dytë dhe është në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në La Liga. Ky klub ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit, pasi Cristiano Ronaldo është pronar i 25% të aksioneve të klubit.

Almeria pritet të jetë shumë aktive gjatë merkatos së verës, pasi synimi i klubit është jo vetëm garimi në elitë, por edhe kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës.

Mediet spanjolle zbulojnë se një nga emrat që ka sugjeruar Cristiano Ronaldo për ta sjellë tek Almeria është Casemiro, ish-shoku i tij në kohën kur luanin të dy te Real Madrid. Braziliani do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Manchester United dhe gjasat për një rikthim në La Liga dhe këtë aventurë të re, janë shumë të mëdha.

Teilen: