Wednesday, 29. April 2026
Sport

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK mbajnë Kuvendet Zgjedhore

GS 29/04/2026 2 Min. Lesezeit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka kërkuar nga Sigal Prishtina dhe Peja të mbajnë Kuvendet Zgjedhore, jo më vonë se 26 qershori i këtij viti.

FBK-ja po ashtu ka kërkuar nga klubet të mbajnë Kuvendet e Punës.

“Obligohet KB Sigal Prishtina dhe KB Peja që të organizojnë kuvendet e tyre të rregullta zgjedhore jo më vonë se data 26 qershor 2026, në përputhje me Statutin dhe aktet normative në fuqi që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e klubeve në FBK. Obligohen të gjitha klubet anëtare të FBK-së që të organizojnë kuvendet e punës në përputhje me kriteret për licencim për edicionin 2026/2027, jo më vonë se data 26 qershor 2026”, shkruan dy pikat e vendimeve të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina udhëhiqet me ushtrues detyre të kryetarit, pozitë të cilin e mban Rinor Grajçevci. Përmes autorizimit të Bekë Berishës, i cili u zgjodh kryetar i klubit, Grajqevci u emërua nënkryetar i klubit, ndërsa do të ushtrojë të gjitha funksionet e kryetarit gjatë mungesës së Berishës. Autorizimi i Berishës ka fuqi të plotë juridike dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

Grajqevci ishte udhëheqës i tifo-grupit “Plisat”

.Ndërkohë, ndryshime në fillim të këtij viti ishin kërkuar edhe te Peja.

Tifozët kishin kërkuar largimin e Fatmir Gashit dhe disa zyrtarëve të klubit pejan pas rezultateve negative.

Tifozët kishin akuzuar se kryesia e klubit është pa mandat ligjor. Kuvendi Zgjedhor në klubin e Pejës është dashur të mbahet në janar. Por ishte thënë se kuvendi zgjedhor do të mbahet pas përfundimit të edicionit aktual.

Teilen: