Diego Simeone foli për mediat pas barazimit të ekipit të tij ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Trajneri argjentinas u shfaq optimist për ndeshjen e kthimit, duke parë reagimin e skuadrës në “Metropolitano”. Për penalltinë e dytë të Arsenalit, e anuluar me VAR: “Arteta ka pretendime? Kurrë nuk komentoj opinionet e kolegëve”.
Për ndeshjen: “Atmosfera, rrallë e kam parë një të tillë në fillim të një ndeshjeje. E jashtëzakonshme, e mrekullueshme, një dhuratë për ekipin. Pjesa e parë ishte më e qetë, me një rast për Julián dhe një për ata. Në të dytën u rregulluam më mirë, u ndje lodhja e tyre nga shumë ndeshje, pasi duhet të fitojnë Premier League dhe Champions. Mund të kalonim në avantazh, por portieri i tyre priti mirë dhe një mbrojtës ndali një goditje të Griezmann. Përpara kemi një sfidë të jashtëzakonshme. Na pret Londra, fusha e Arsenalit, do të shkojmë të luajmë me gjithçka”.
Penalltitë: “Në gjysmëfinale duhet të jetë penallti e qartë. Falë VAR-it, e jona ishte penallti. Ndonjëherë të jepet, ndonjëherë jo”. Për dëmtimet: “Shpresoj t’i kem të gjithë të marten, në ndeshjen e kthimit”. Koke dhe Griezmann: “Po flasim për hierarki dhe talent…” Mbrojtja: “Duhet ta rrisim nivelin, nuk mjafton vetëm të sulmojmë mirë”.