Thursday, 30. April 2026
Sport

​Dy superndeshje sot në Superligë

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Xhiro e 31 e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ballafaqime të tjera tejet interesante.

Ballkani, skuadër që edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga titulli i kampionit, sot do të ballafaqohet me Drenicën, skuadër e cila së fundi ka hyrë në një seri të rezultateve pozitive me tri fitore radhazi dhe po kërkon ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ballkani me një fitore eventuale do t’i ofrohet Dritës në pesë pikë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit. Skuadra nga qyteti i Ferizaj është në rrezik serioz për t’u përshëndetur me Suprligën, por edhe Dukagjini edhe më tutje nuk e ka të garantuar qëndrimin në ligën kryesore të futbollit kosovar.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

Teilen: