Thursday, 30. April 2026
Sport

Akil Howson do të jetë i pari arbitër me ngjyrë i një finaleje të FA Cup

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Akil Howson do të jetë gjyqtari i parë me ngjyrë që i është ngarkuar një detyrë delikate në një finale të Kupës FA.

35-vjeçari është emëruar si ndihmës gjyqtar për ndeshjen në “Wembley”, e cila do të luhet më 16 maj ku do të ndeshen Chelsea dhe City.

Darren England do të arbitrojë këtë event madhështor për herë të parë, edhe pse nuk mund të konsiderohet si një risi pasi ka qenë gjyqtari i katërt në finalen e vitit 2025 dhe ndihmës gjyqtar në finalen e vitit 2015.

Tim Wood është ndihmësi i dytë dhe Sam Barrott është zgjedhur si gjyqtari i katërt.

Në dhomën e VAR-it do të akomodhet Peter Bankes, i ndihmuar nga Nick Hopton.

Howson, i cili është pjesë e Shoqatës së Futbollit Leicestershire & Rutland, ka qenë pjesë e Grupit të Përzgjedhur 1 të Premier League për tre sezonet e fundit.

Teilen: