Barcelona e ka bërë transferimin e Julian Alvarez një prioritet absolut për të përforcuar repartin ofensiv këtë verë, me synimin për të dhënë një sinjal të qartë autoriteti.
Megjithatë, kërkesat ekonomike të Atletico Madridit, që e vlerëson yllin e vet në 140 milionë euro, paraqesin një pengesë të madhe.
Sulmuesi argjentinas ka shprehur dëshirën të veshë ngjyrat blaugrana, por situata delikate financiare e klubit katalanas e bën të pamundur arritjen e shifrave të tilla.

Për ta zhbllokuar këtë skenar, Deco dhe Hansi Flick kanë hartuar një propozim që përfshin tre lojtarë aktualë të ekipit, me qëllim uljen e kostos së operacionit. Lojtarët që Barcelona do t’i ofronte në negociata janë Fermin Lopez, Marc Casado dhe Ferran Torres, në përpjekje për ta bindur presidentin Enrique Cerezo.
Barcelona është e qartë se kufiri financiar për këtë lëvizje nuk do të kalojë 100 milionë euro neto, në asnjë rrethanë.jr
Përballë refuzimit të Atletico Madridit për t’i ulur kërkesat për kampionin e Botërorit, përfshirja e “aseteve sportive” duket si opsioni i vetëm real.
Fermin, pavarësisht rritjes së shpejtë dhe sezonit të shkëlqyer, shihet si një pjesë me vlerë të lartë në treg, që mund të shërbejë për të kompensuar shumën e transferimit.
Hansi Flick vlerëson se, edhe pse lojtari nga Huelva është një talent i veçantë, Barcelona ka burime të mjaftueshme në mesfushë për ta mbuluar mungesën e tij të mundshme sezonin e ardhshëm.
Barcelona po i ndjek pesë yjet e Tottenhamit – planifikohet një lëvizje nëse ata bien nga liga
Ndërkohë, Casado raportohet se ka kërkuar zyrtarisht të gjejë një rrugëdalje për shkak të minutazhit të pakët, ndërsa profili i tij e ka tërhequr Simeonen prej kohësh.
Së fundi, Ferran do ta mirëpriste një transferim te “Metropolitano”, me synimin për ta rikthyer statusin e titullarit që e ka humbur te Barcelona nën sistemin e ri./Telegrafi