Portieri kosovar, Diant Ramaj, po vazhdon të fitojë përvojë të vlefshme në Bundesliga me Heidenheim, por e ardhmja e tij pas verës mbetet ende e paqartë.
Sipas mediave gjermane, situata e tij te Borussia Dortmund është e hapur në të gjitha drejtimet. Nuk përjashtohet mundësia e një transferimi të përhershëm, pavarësisht se 24-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2029. Ramaj u transferua nga Ajax Amsterdam te Borussia Dortmund në fillim të vitit 2025 për një shifër rreth pesë milionë euro, por deri tani nuk ka debutuar me klubin verdhezi. Pas transferimit, ai u huazua te Copenhagen, ndërsa këtë sezon po luan si i huazuar te Heidenheim.
Në aspektin sportiv, Ramaj ka pasur një sezon aktiv me rreth 30 paraqitje në ligë, duke fituar eksperiencë të çmuar, pavarësisht vështirësive të skuadrës së tij, e cila ka një nga mbrojtjet më të dobëta në kampionat. Megjithatë, kthimi i tij në Dortmund nuk garanton një rol titullari, pasi portieri kryesor, Gregor Kobel, mbetet zgjedhja e parë e skuadrës. Kjo i bën të pa mundur që Ramaj të pranojë një rol rezervë në këtë fazë të karrierës së tij.
Performancat e tij të fundit kanë filluar të tërheqin vëmendjen e klubeve të tjera, megjithatë, deri tani nuk ka pasur oferta konkrete. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë afatit kalimtar veror, ku do të përcaktohet nëse ai do të qëndrojë te Dortmund apo do të kërkojë një mundësi të re për të zhvilluar karrierën e tij