Thursday, 30. April 2026
Sport

Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Deklarata e fortë e promotorit Lou DiBella ka ndezur debat në botën e boksit, pasi ai ka vënë në dyshim hapur nivelin e boksierit shqiptar Kristian Prenga në krahasim me kampionin britanik Anthony Joshua. Në një reagim publik, DiBella është shprehur me tone të ashpra: “Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere”, duke e cilësuar diferencën mes tij dhe boksierit shqiptar si të pakrahasueshme. Sipas tij, hendeku mes dy boksierëve është aq i madh saqë ata “nuk i përkasin të njëjtit nivel, të njëjtit vend, madje as të njëjtës seancë sparingu”.

Këto komente kanë shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e sportit, veçanërisht mes tifozëve shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur Prengën dhe kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga promotori amerikan. Kujtojmë që meçi mes Kristian Prenga dhe Anthony Joshua, do të zhvillohet më 25 korrik.

Teilen: