Thursday, 30. April 2026
Sport

Kampionati i vajzave/ Java e 17-të luhet në tri ditë, spikat sfida Teuta–Vllaznia

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Java e 17-të e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë. Kjo javë nis me sfidën Egnatia–Lushnja, që do të luhet më 1 maj në ora 11:00. Të shtunën do të luhet ndeshja Gramshi–Partizani në ora 17:00. Dy sfidat e tjera janë programuar të zhvillohen ditën e diel.

Ndeshja Apolonia–Kinostudio do të luhet të dielën në ora 10:00 ndërsa përballja e fundit e javës së 17-të dhe ajo më interesantja do të luhet në Durrës në ora 17:00 mes Teutës dhe Vllaznisë.

Katër skuadrat që janë kualifikuar në fazën “Final 4” janë përcaktuar, teksa dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo. Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën. Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kategoria Superiore për vajza – Java 17

E premte, 1 maj

Egnatia-Lushnja, 11:00

E shtunë, 2 maj

Gramshi-Partizani, 17:00

E diel, 3 maj

Apolonia-Kinostudio, 10:00

Teuta-Vllaznia, 17:00

Teilen: