Thursday, 30. April 2026
Sport

Scott Parker jep dorëheqjen pas dështimit, Burnely i Brojës kërkon  Craig Bellamy për të ardhmen

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Tetë ditë pas rënies në Championship, Burnley dhe Scott Parker kanë bërë me dije paraditen e sotme se kanë gjetur një akord për t’u ndarë në mënyrë konsensuale.

Skuadra ku militon edhe Armando Broja këtë sezon ka koleksionuar vetëm 4 fitore në 34 ndeshje të Premier League. Ecuria zhgënjyese ka bërë që palët të ulen e të gjejnë një zgjidhje, e cila do të ishte pozitive si për trajnerin edhe klubin.

Deri në fund të sezonit skuadra e Burnley-t do të drejtohet nga Michael James Jackson. Trajneri i përkohshëm i Burnley-t do të bëjë debutimin e tij në pankinë si trajner i parë në ndeshjen me Leeds. Sa i përket planeve afatgjata mësohet se skuadra kërkon që risjellë në “Turf Moor” një njohje të vjetër siç është Craig Bellamy.

Teilen: