Thursday, 30. April 2026
Sport

Meriton Korenica largohet nga Cluj, kërkohet në Rumani e SHBA

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica pritet të largohet gjatë verës nga skuadra rumune Cluj me ekipe nga ky kampionat por edhe nga SHBA-ja, të interesuara për të.
Media rumune “Primasport”, ka raportuar të enjten për disa ndryshime që priten te skuadra e Cluj, në mënyrë që të përfitojë financiarisht nga shitja e disa lojtarëve.
29-vjeçari Korenica, është njëri nga dy futbollistët që pritet të shitet gjatë verës, për të sjellë fonde te ekipi rumun.
Ai kaq enë njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës në këtë edicion duke realizuar 12 gola e 9 asistime, në 46 ndehsjet e këtij sezoni në të gjitha garat.
Për të janë të interesuar FCSB nga Bukureshti, Apollon Limasoli në Qipro dhe DC United nga kampionati amerikan.

Teilen: