Guglielmo Vicario pritet të jetë përforcimi i parë që Inter do të bëjë në verë. Klubi zikaltër ka rënë dakord për kushtet personale me portierin italian dhe tani pritet të gjehet gjuha e përbashkët me Tottenham.
Vicario është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh. 29-vjeçari do të jetë pasuesi i Yann Sommer, zvicerani do të largohet si lojtar i lirë.
Përveç transferimit të Vicario që tashmë mund të quhet i sigurt, Inter po punon për të bërë përforcime edhe në repartë të tjera. Po ashtu nga zikaltrit pritet të ketë disa largime, për të hapur vendin e nevojshëm për nënshkrimet e reja.
Teilen: