Thursday, 30. April 2026
Sport

Volejboll vajza/ Pogradeci mposht Tiranën, titulli vendoset në finalen e 5-të

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk ka histori finalja e katërt në volejboll për vajza mes Tiranës dhe Pogradecit. Liqenoret fitojnë 3-0 në Farkë dhe çojnë në 2-2 serinë e finaleve. Titulli kampion do të vendoset në ndeshjen e 5-të, që do të luhet në Pogradec.

Pogradeci ka dominuar të gjithë ndeshjen, duke fituar setin e parë 25-17, setin e dytë 25-23 dhe setin e tretë 25-20.

Barazohet në 2-2 seria e finaleve dhe titulli kampion do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të luhet më datë 4 maj në orën 18:00 në Pogradec.

Teilen: