Friday, 1. May 2026
Sport

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

KF Trepça ka nisur projektin e saj me qëllim rikthimin në Superligë. Skuadra mitrovicase ka zyrtarizuar Shpëtim Babajn si trajner të ri.

“KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë emërimin zyrtar të Shpëtim Babajt në pozitën e trajnerit të parë të skuadrës.

Trajneri Babaj tashmë ka nisur punën me ekipin, duke filluar përgatitjet dhe organizimin e skuadrës me synim ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të disiplinuar.

Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Shpëtim Fetahu, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës-trajnerit, duke sjellë përvojë dhe mbështetje të rëndësishme në punën e përditshme me ekipin.

Gjithashtu, stafit të KF Trepça i është bashkuar edhe Yll Veliu në rolin e video-analistit, duke shtuar një dimension profesional në analizën e ndeshjeve dhe përgatitjen taktike të skuadrës”, thuhet në njoftim.

Teilen: