Friday, 1. May 2026
Sport

Luis Enrique: Bayerni skuadra më e fortë me të cilën jam përballur, mungesa e Hakimi-t vlen sa për tre!

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në vigjilje të ndeshjes mes PSG-Lorient e gjithë vëmendja ka shkuar në duelin e dyfishtë me Bayern-in. Luis Enrique përballë gazetarëve pranoi sot se niveli i vështirësisë i ndeshjeve të Champions-it është i një niveli të lartë. “E them me plot gojën se ndeshjet me Bayern-in janë ndeshje të një niveli që kurrë më parë nuk e kam hasur. Bayerni është skuadra më e fortë me të cilën jam përballur që kur u emërova trajner i PSG-së”, komentoi trajneri spanjoll.

Mes tjerash ai pranoi se në ndeshjet e kthimit PSG-ja nuk do të mbështetej në shërbimet e Hakimit. “Të kesh në skuadër një lojtar si Hakimi është si të kesh tre lojtarë të ndryshëm. Për fatin tonë të keq nuk do të jetë në Mynih. Por mendoj se kemi një ekip të mirë dhe do ta zëvendësojmë si duhet”, tha Enrique.

Teilen: