Saturday, 2. May 2026
Futboll

Me mendjen tek Arsenal, por Atletico nuk fal në La Liga. Fiton në transfertë ndaj Valencia-s (video)

GS 02/05/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Champions League, Atletico Madrid ka fituar 0-2 ndaj Valencia, në sfidën e javës së 34-të në La Liga.

Me shumicën e titullarëve në stol, Atletico shënoi dy gola në pjesën e fundit të pjesës së dytë, me dy debutuesë. Sfida u zhbllokua në minutën e 74-të, ku 20-vjeçari Iker Luque shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 82-të, ishte 18-vjeçari Migel Cubo i cili gjeti golin dhe vulosi fitoren, pas asistit të Antoine Griezmann. Atletico fiton 0-2 dhe mbetet në vendin e 4-të me 63 pikë. Valencia mbetet në vendin e 13-të me 39 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: