Për herë të parë që nga viti 2023, Paul Pogba e nisi sot sit titullar në fitoren e Monaco 1-2 në transfertën ndaj Metz, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1. Mesfushori francez luajti 58 minuta, ëpr t’u zëvendësuar më pas nga 19-vjeçari Aladji Bamba.
Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Jessy Deminguet, në minutën e 49-të. Për Monaco, fillimisht batazoi shifrat i zakonshmi Folarin Balogun në minutën e 61-të dhe vulosi fitoren Ansu fati, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Sulmuesi spanjoll gjeti golin në minutat shtesë, pas asistit të Henrique. Me golin e shënuar sot, Ansu Fati shkon në shifrën e 12 rrjetave të shënaur në këtë sezon.
Me këtë fitore, Monaco renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë, por është plotësisht në lojë për një vend në Champions ose Europa League.