Pas disa sezonesh rresht pjesëmarrjeje në Kupat e Europës, Atalanta sezonin e ri duket se do të fokusohet vetëm në Serie A dhe në Kupën e Italisë, pasi bergamaskët me barazimin e sotëm 0-0 me Genoa-n, kanë vulosur qëndrimin e tyre jashtë kompeticioneve europiane.
Përsa i përket sfidës së sotme, ishte një ndeshje disi e mërzitshme dhe jo me shumë raste, e luajtur në Bergamo dhe e vlefshme për javën e 35-të. Në minutën e 63-të, portieri i miqve, Justin Bijlow, bën dy pritje spektakolare të njëpasnjëshme ndaj Ederson dhe Giacomo Raspadori.
Në minutën e 79-të, Atalanta iu afrua golit të avantazhit, por goditja e Raspadori-t u përplas në traversë. Ndeshja mbyllet 0-0. Atalanta mbetet në vendin e shtatë me 55 pikë, ndërsa Genoa në vendin e 14-të me 40 pikë, por që e ka siguruar mbijetesën për këtë sezon.