Sunday, 3. May 2026
Sport

Play-off NBA/ Philadelphia eliminon Boston-in, nuk i mposhtnin në këtë fazë që prej 1982-it

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë prej 1982-it Philadelphia 76ers ka mundur që të fitojnë një seri në fazën play-off kundër Boston Celtics. Kjo sipërmarrje e skuadrës, e cila përfundoi në vendin e shtatë sezonin e rregullt bëhet edhe më epike nëse konsiderohet fakti se kjo seri pas takimit të katërt kontrollohej nga Bostoni me tre ndeshje te fituara ndërsa ndeshja decizive u luajt pikërisht në mitikun “TD Garden”.

Sa i përket kronikës së takimit Sixers udhëhoqën garën gjatë të gjithë kohës, duke u rezistuar tentativave për përmbysje të skuadrës vendase, e cila “frenohej” nga një mungesë e rëndësishme siç ishte ajo e Jayson Tatum për shkak të një problemi në gju.

Heroi i ndeshjes për miqtë ishte Tyrese Maxey me 30 pikë dhe 11 topa në tabelë ndërsa edhe Joel Embiid (34 pikë dhe 12 topa në tabelë) dhe rookie VJ Edgecombe (23 pikë) kontribuan për këtë fitore historike.

Play-off NBA

BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS 100-109

Teilen: