Sunday, 3. May 2026
Futboll

80 mln paundë për një anglez, nis gara Liverpool – United

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, duke hyrë fuqishëm në garë për transferimin e tij gjatë merkatos së verës. “The Reds” synojnë të forcojnë mesfushën dhe e shohin 22-vjeçarin si një profil të përshtatshëm për projektin e tyre afatgjatë.

Në të njëjtën kohë, Manchester United mbetet një rival i fortë në këtë garë, çka pritet ta bëjë betejën për firmën e lojtarit edhe më të ashpër. Interesimi nga dy klube të mëdha të Premier League ka rritur ndjeshëm vlerën dhe rëndësinë e Wharton në treg.

Nga ana tjetër, Crystal Palace nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej talenteve të tij kryesore. Klubi raportohet se kërkon rreth 80 milionë paundë për kartonin e mesfushorit, i cili u afrua nga Blackburn Rovers për një shumë shumë më të ulët dhe ka bërë progres të dukshëm që prej asaj kohe.

Teilen: