Barazimi me FC Famalicão i ka kushtuar shumë SL Benfica-s, e cila mbrëmjen e kaluar humbi garën për titull kampion përballë FC Porto-s.
Ndeshja ishte mjaft e vështirë për ekipin e drejtuar nga Mourinho pasi disa vendime të arbitrit Gustavo Correia do të diskutohen gjatë. Rui Costa u ankua publikisht për goditjen nga këndi të akorduar për venasit, pas së cilës erdhi edhe goli i parë. Sipas presidentit të klubit, kryesori gaboi pasi prekja e fundit ishte e ekipit vendas. Në fund të ndeshjes në rrjetet sociale Benfica postoi trofeun “Lojtari i ndeshjes” duke shkruar se e meritonte arbitri i ndeshjes.
Por përtej polemikave të ndeshjes në fjalë takimi i djeshëm e afron skuadrën e drejtuar nga Mourinho me një sipërmarrje historike. Nëse edhe në dy ndeshjet e fundit ekipi i Benfica-s do të evitojë humbjen atëherë skuadra e sezonit 2025-2026 do të futet në histori pasi deri më tani ka ende 0 shifrën në kolonën e humbjeve në kampionat.