Saturday, 9. May 2026
Futboll

Man. United e nis vrullshëm ndaj Liverpool-it, dy gola për 7 minuta (video)

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United-Liverpool është kryesfida e javës së 35-të në Premier League, e cila po luhet në këto momente në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” e kanë nisur shumë mirë takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 15 minutave të para.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një goditjeje dënimi ishte Matheus Cunha që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 13-të, ishte Benjamin Sesko i cili shënoi golin e dytë pas një krosimi në zonë dhe asistit me kokë të Bruno Fernandes. Për golin e sllovenit u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, për ta konfirmuar të rregullt.

SHIKOGOLAT6

Teilen: