Sunday, 3. May 2026
Futboll

Surprizë në “Allianz Stadium”, Juventus befasohet nga Verona në pjesën e parë (video)

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus po përballet me Veronën në “Allianz Stadium”, ku pjesa e parë është mbyllur 0-1 për miqtë. Sfidë e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Për bardhezinjtë është shumë e rëndësishme fitorja, pasi janë në garë për një vend për në Champions League. Ndërkohë që Verona dihet tashmë që do të luajë në Serie B në sezonin e ardhshëm.

Pritej të ishte një ndeshje e lehtë për bardhezinjtë, por fusha deri tani ka treguar të kundërtën. Në minutën e 26-të, Juventus iu afrua golit të avantazhit, por goditja me kokë e Gleison Bremer u ndal në traversë.

Në minutën e 34-të u zhbllokua sfida, pas një gafë të Bremer dhe asistit të Domagoj Bradaric ishte Kieron Boëie, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Veronën.

SHIKOGOLAT

Teilen: