Inter është duke udhëhequr 1-0 ndaj Parmës në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Zikaltërve iu duhet vetëm një pikë sot për t’u shpallur zyrtarisht kampionë të Serie A për këtë sezon. Ky është titulli i 21-të për Interin në historinë e Serie A.
Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Piotr Ziellinski, ishte Marcus Thuram i cili dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për zikaltrit. Nis festa e titullit në “San Siro-n” e mbushur plot e përplot.
Teilen: