Pas triumfit në “San Siro” kundër Parmës, zikaltrit kanë festuar titullin e 21-të mes koreve, tymueseve dhe mijëra tifozëve në zemër të Milanos.
Pas vërshëllimës së trefishtë në fund të Inter-Parma, në “San Siro” shpërtheu festa. Populli interist ka festuar titullin e 21-të me beniaminët e tij në muret e shtëpisë. Nuk ndodhte prej gati 40 vitesh. Festë e madhe me tifozët, me lojtarët dhe trajnerin që një e nga një shkuan përpara ultrasve.
Në festime e sipër pati edhe ndonjë thumbim për kushërinjtë e Milanit, me Thuram, Dumfries dhe Lautaro Martinez të papërmbajtshëm në koret e tyre “kush nuk kërcen, kuqezi është”.
Më pas festa vazhdoi deri natën vonë, fillimisht në “Sheraton San Siro”, ku i pari mbërriti Javier Zanetti. Pastaj shkuan edhe drejtuesit e tjerë dhe e gjithë skuadra. Mes muzikës dhe një torte, grupi festoi për një orë, të gjithë me fanellën e bardhë speacile të titullit.
Jashtë qyteti priste dhe Dimarco e Thuram u lanë takim tifozëve në Piazza Duomo. Rreth orës 2 mbërritën të parët Marcus Thuram, Federico Dimarco dhe Pio Esposito, të cilëve iu bashkuan Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella. Me një mikrofon lojtarët u improvizuan si ultras, duke udhëhequr koret me mijëra të pranishëm në shesh.