Monday, 4. May 2026
Sport

E dribloi në stërvitje, Neymar sherr fizik me djalin e Robinho-s

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Neymar Junior ka ndezur një konflikt me shokun e ri të skuadrës Robinho Junior gjatë një sence stërvitore në “Rei Pele Training Center”.

Gjatë një seance stërvitore ku ishin ishin protagonist të gjithë lojtarët, të cilët nuk ishin aktivizuar përballë Palmeiras-it, dyshja pas fjalëve nisi një sherr të ashpër fizik.

Sulmuesi i Santos është konfliktuar me djalin e ish-sulmuesit të Brazilit pasi ky i fundit e ka dribluar në stërvitje. Pasi e ftoi që të qetësohej Neymar është kapur me duar me talentin duke agravaur situatën, e cila u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së shokëve të skuadrës.  

Teilen: